Nëse dëshironi të fitoni shpërblime ose të luani lojëra interesante, shkarkoni aplikacionin Coca‑Cola dhe regjistrohuni. Pa aplikacion, nuk mund të merrni pjesë.
Ju sugjerojme që të përditësoni aplikacionin ose madje ta fshini dhe ta shkarkoni përsëri. Gjithashtu, sigurohuni që e keni kontrolluar mirë e-mailin tuaj duke përfshirë follderin "Junk" pasi ndonjëherë linku mund të jetë aty. Nëse problemi përsëritet, mund të na kontaktoni këtu: link of webform
Ju sugjerojmë që të përditësoni aplikacionin ose madje ta fshini dhe ta shkarkoni përsëri. Nëse vazhdoni të përballeni me të njëjtin problem, mund të na kontaktoni këtu: link of webform
Shkarkoni aplikacionin Coca‑Cola në App Store/Google Play Store, hapni aplikacionin, klikoni në "Krijo një llogari" dhe ndiqni udhëzimet hap pas hapi.
Aplikacioni Coca‑Cola përdor regjistrimin pa fjalëkalim, prandaj sigurohuni që të keni pranuar linkun magjik në emailin tuaj për të përfunduar procesin e regjistrimit.
Pasi të regjistroheni dhe të futeni në aplikacion, mund të merrni pjesë në promovimet tona, të luani lojëra dhe shumë më tepër.
Të gjitha promovimet dhe shpërblimet aktuale shfaqen në seksionin "Fito" në aplikacionin Coca‑Cola. Ne shpesh shtojmë gjëra të reja, kështu që ia vlen ta kontrolloni aplikacionin rregullisht. Fatkeqësisht, nuk mund t'ju tregojmë paraprakisht se cilat shpërblime do të shtojmë në të ardhmen.💡Përditësoni komunikimet e marketingut në profilin tuaj dhe do të jeni të parët që do të mësoni për promovimet e radhës që do të vijnë në aplikacionin Coca‑Cola, nëpërmjet emailit ose njoftimeve në telefon.
Gjithçka që duhet të bëni është:
◾ Prekni në menynë "Më shumë".
◾ Zgjidhni "Cilësimet e privatësisë"
◾ Jepni pëlqimin tuaj aty ku dëshironi!"
Ju mund të tërhiqni monedha ose të luani lojëra për të pasur një shans për të zgjedhur shpërblimet që gjenden në seksionin "FITO" të aplikacionit duke përdorur sasinë e kërkuar të monedhave dhe/ose kristaleve brenda aplikacionit Coca‑Cola. Për të marrë këto monedha ose çdo valutë tjetër në aplikacion, duhet të futni kodet nga produktet pjesëmarrëse në seksionin "Kodi" ose të luani lojën apo lojërat për të fituar kristale. Sasia e valutave që kërkohen për një shpërblim të caktuar është e specifikuar pranë secilës shpërblim.
Ju mund të tërhiqni një artikull vetëm nëse keni mbledhur monedhat dhe kristalet e mjaftushme. Bilanci juaj i valutave shfaqet në vende të ndryshme në aplikacion. Për shembull, në krye të seksioneve "FITO" dhe "Kodi", si dhe në profilin tuaj (gjendet në seksionin "Më shumë")
Ju lutemi lexoni "Rregullat dhe Kushtet" e çdo promovimi për të cilin jeni të interesuar, për të gjetur kohëzgjatjen e tij.
Jo, loja vlen vetëm për produktet që marrin pjesë në promovim. Nëse produkti që keni blerë nuk ka një kod, atëherë ai nuk merr pjesë në lojë.
Kjo mund të ndodhë për disa arsye.
Provoni ta mbani kapakun lart pranë dritës që të mund ta lexoni kodin më mirë dhe provoni përsëri. Nëse kjo nuk funksionon, kontrolloni këto detaje në paketim:
- A është produkti nga vendi ku po përdorni aplikacionin? Ju mund ta kontrolloni këtë duke parë adresën në anën e pasme të etiketës së produktit. Nëse produkti është nga një treg tjetër, kodi nuk funksionon në vendin tuaj.
- A është promocioni aktualisht aktiv? Lexoni Rregullat dhe Kushtet për kohëzgjatjen e çdo loje. Nëse loja specifike nuk ka filluar ose ka përfunduar, kodet nuk janë më të vlefshme.
- A është futur tashmë kodi? Çdo kod është i vlefshëm për një herë, kështu që nëse jetoni në një familje me shumë anëtarë, dikush ndoshta e ka përdorur tashmë këtë kod pin.
Nëse rasti juaj nuk u zgjidh në asnjë nga përgjigjet më sipër, ju lutemi na kontaktoni në [greece.cic@coca-cola.com] për të kontrolluar nëse kodi është ende i vlefshëm ose është përdorur tashmë.
Kur hapni detajet e shpërblimit, mund të shihni në cilën kategori bën pjesë. Kategoritë janë "llotari", "mbledh dhe merr" dhe "llotari e shpejtë". Ja se si funksionon secili lloj:
- Për "llotari", ju shkëmbeni numrin e kërkuar të monedhave brenda aplikacionit për një biletë llotarie. Në fund të kohëzgjatjes së llotarisë, fituesi do të njoftohet. Nëse nuk keni pranuar njoftim, do të thotë që nuk jeni fitues.
- Për shpërblimet e kategorisë "llotari e shpejtë", shkëmbeni numrin e caktuar të monedhave brenda aplikacionit për një biletë llotarie dhe do të zbuloni menjëherë nëse keni fituar apo jo.
- Ndërsa në kategorinë "mbledh dhe merr", ju shkëmbeni monedhat apo kristalet tuaja të fituara brenda aplikacionit për shpërblimin e garantuar që keni zgjedhur në aplikacion.
Pasi të fitoni, do të merrni një kupon të vendosur në profilin tuaj nën "Shpërblimet e mia". Çdo kupon përmban informacion në lidhje me hapat e radhës.
Ju lutemi lexoni "Rregullat dhe Kushtet" e promocionit për të cilin jeni të interesuar.
Pasi të fitoni, do të merrni një kupon të vendosur në profilin tuaj nën "shpërblimet e mia". Çdo kupon përmban informacion në lidhje me hapat e radhës.
Shpërblimet fizike:
Nëse keni fituar një shpërblim fizik që duhet të dërgohet me postë, do të informoheni se sa shpejt do ta pranoni shpërblimin pasi të keni ndjekur hapat në e-mail. Më pas ne do të bëjmë çmos që t'ju dërgojmë shpërblimin tuaj brenda afatit. Megjithatë, gjatë promovimeve, dërgesat mund të zgjasin pak më shumë. Ju falenderojmë paraprakisht për mirëkuptimin.
Shpërblimet dixhitale:
Për këto shpërblime, mund të shihni udhëzimet se si ta tërhiqni atë kur hapni kuponin nën "shpërblimet e mia" në profilin tuaj brenda aplikacionit Coca‑Cola.
Numrat pranë simbolit ju tregojnë se sa herë ka qenë i disponueshëm ky shpërblim specifik (numri në të djathtë të simbolit "/" ) dhe sa shpërblime të tilla kanë mbetur (numri në të majtë të simbolit "/"). Kur numri në të majtë tregon zero, atëherë ky shpërblim ka mbaruar. Ne nuk mund të zbulojmë nëse do të shtojmë numrin e një shpërblim, specifik më vonë, prandaj ju lutemi kontrolloni rregullisht aplikacionin nëse nuk doni të humbisni shpërblime të mëdha.
Sa i përket monedhave, ju mund të merrni aq monedha sa të dëshironi.
Për sa i përket kristaleve, varet nga loja aktuale, mund të merrni aq sa përcakton çdo lojë. Limiti më i zakonshëm i kristaleve është 500 në ditë nga 1 lojë aplikacioni Coca‑Cola. Nëse e keni arritur kufirin tuaj ditor të kristaleve, provoni të luani sërish nesër.
Fatkeqësisht, ne nuk mund t'i kreditojmë valutat brenda aplikacionit (p.sh. monedha, kristale) në një llogari. Gjithashtu, shpërblimet nuk mund të shkëmbehen. Shpresojmë që t'ju pëlqejë ende shpërblimi që keni fituar ose të njihni dikë që mund t'i dhuroni.
Ju mund të ndryshoni emrin tuaj si përdorues dhe foton e profilit (të dukshme vetëm për ju) në "profilin" tuaj brenda aplikacionit. Ju gjithashtu mund të ndryshoni cilësimet tuaja të privatësisë direkt në aplikacion (nën "më shumë").
Hyrja e aplikacionit Coca‑Cola është pa fjalëkalim, kështu që nuk ka nevojë të rivendosni fjalëkalimin tuaj. Nëse keni dalë dhe dëshironi të identifikoheni përsëri, klikoni "Kyçu" pas hapjes së aplikacionit dhe do të pranoni një link të ri magjik në e-mail, e cila do t'ju japë akses në llogarinë tuaj Coca‑Cola.
Ju mund të kërkoni fshirjen e llogarisë tuaj në çdo kohë këtu: https://privacyportal.onetrust.com/webform/e3ab7adf-beb9-4769-844e-c1ec4e6d17bb/e0113868-a202-4843-8f48-8661d970b
Ju lutemi vini re se duke fshirë llogarinë tuaj, do të humbni të gjitha monedhat tuaja brenda aplikacionit, si dhe do të humbni çasjen në kodet tuaja të shpërblimeve. Pasi llogaria juaj të fshihet, ne nuk mund ta rivendosim atë ose ndonjë informacion të ruajtur më parë në llogari.
Përpara se të kontaktoni me ne, provoni hapat e mëposhtëm:
1. Ju lutemi kontrolloni lidhjen tuaj të internetit. Provoni të bëni të njëjtën gjë me WiFi dhe pa WiFi për të parë nëse problemi është shkaktuar nga një lidhje e paqëndrueshme.
2. Shkoni te App Store (iPhone) ose Google Play Store (Android) dhe sigurohuni që keni versionin më të fundit të aplikacionit. Nëse nuk është versioni më i fundit, ju lutemi përditësoni aplikacionin dhe provoni përsëri.
3. Nëse keni versionin e fundit, provoni të dilni nga aplikacioni dhe të identifikoheni përsëri. Pastaj provoni përsëri.
4. Nëse kjo nuk ju ndihmon, provoni ta fshini dhe riinstaloni aplikacionin. Pastaj provoni përsëri.
5. Nëse asnjë nga këto nuk ju ndihmon, ju lutemi kontaktoni në [e-mail] me detajet e mëposhtme:
- e-mail i përdorur nga ju për t'u regjistruar në aplikacionin Coca‑Cola
- përshkrim i problemit (idealisht me pamjet e ekranit)
- që kur e keni këtë problem
- modeli i telefonit tuaj, lloji i softuerit dhe versioni i softuerit (gjendet në cilësimet e telefonit tuaj)
- versioni i aplikacionit që po përdorni (gjendet në App Store / Google Play Store)
Ju sugjerojmë që të kontrolloni llogarinë tuaj ku mund të shihni "Monedhat" dhe "Kristalet" që keni mbledhur, në vende të ndryshme brenda aplikacionit. Për shembull, në krye të seksioneve "Dhuratat" në pjesën e sipërme djathtas ku zgjidhni ikonën atje, si dhe në "Profilin" tuaj në pjesën e sipërme të djathtë të ekranit pra ku zgjidhni përsëri të njëjtën ikonë.
Referoju politikës sonë të privatësisë për mënyrën se si i mbledhim dhe i ruajmë të dhënat e tua Politika e privatësisë | Coca‑Cola AL
Mos ngurro të kontaktosh me ekipin tonë përmes
Jo, megjithatë llogaria do të jetë e disponueshme në vendet brenda Evropës*.
Gjithsesi, ki parasysh që pjesëmarrja në promocion zakonisht është specifike për një treg të caktuar, prandaj sigurohu që të kontrollosh kushtet e përgjithshme të promocionit për më shumë detaje.
* I vetmi përjashtim është nëse një përvojë ka kufizime vendore. Në atë rast, nuk do të mund të hysh më në llogari, nëse vendi i profilit nuk përputhet me tregun e lejuar. Megjithatë, aktualisht nuk ka kufizime vendore për përvojat në Evropë
Llogaria jota e Coca‑Cola nuk ka fjalëkalim, ndaj nuk është nevoja ta rivendosësh atë. Nëse ke dalë nga llogaria dhe do të hysh sërish, kliko në "Hyr", shkruaj adresën e emailit që ke përdorur kur je regjistruar dhe do të të dërgojmë një fjalëkalim të ri të njëhershëm në adresën tënde të emailit.
Sigurohu që të kontrollosh nëse e ke shkruar saktë adresën e emailit, duke përfshirë domenin, eg, .com .co.uk .be .fr etj..
Sigurohu që të kontrollosh edhe dosjen e mesazheve të padëshiruara.
Nëse krijon një llogari në aplikacionin e Coca‑Cola, mund të përdorësh të njëjtin email për të hyrë në faqen e internetit të Coca‑Cola. Mund të të kërkojmë të përditësosh të dhënat që mungojnë në lidhje me këtë llogari, si emri apo mbiemri që nuk janë ruajtur gjatë regjistrimit në aplikacionin e Coca‑Cola.
Megjithatë, nëse ke krijuar një llogari në faqen e internetit përpara aplikacionit të Coca‑Cola, emaili yt nuk do të njihet dhe do të të kërkojmë të përfundosh regjistrimin e plotë për aplikacionin.
Hyr në llogarinë tënde si zakonisht, kliko në “Menaxho llogarinë” dhe nën “Informacione të llogarisë“adresën e lidhur të emailit mund ta ndryshosh nën opsionin “Modifiko“.
Datëlindja jote na duhet, sepse, sipas politikës sonë të privatësisë, nuk mund të mbajmë të dhënat e personave nën 16 vjeç.
Disa nga shërbimet kanë kufizime në moshë, që do të thotë se mund të bëjmë pyetje për të verifikuar moshën tënde, para se te të lejojmë t'i përdorësh ato shërbime.
Do të kesh mundësinë të kesh qasje në të gjitha markat, promocionet dhe përmbajtjet ekskluzive të The Coca‑Cola Company. Do të mund të ndjekësh të rejat, lajmet për produktet me prodhim të kufizuar dhe të provosh pijet e tua të preferuara të të gjithë markave të Coca‑Cola në rajonin tënd.
Hyr në llogarinë tënde si zakonisht, kliko në “Menaxho llogarinë” dhe lëviz në fund të faqes, ku do të shfaqet opsioni “Më trego të dhënat e mia”, ose mund të vizitosh: https://privacyportal.onetrust.com/webform/e3ab7adf-beb9-4769-844e-c1ec4e6d17bb/e0113868-a202-4843-8f48-8661d970b17f Sigurohu që të na japësh adresën e emailit me të cilën je regjistruar.
Hyr në llogarinë tënde si zakonisht, kliko në “Menaxho llogarinë” dhe lëviz në fund të faqes, ku do të shfaqet opsioni “Çabonohu”, ose mund të vizitosh: https://privacyportal.onetrust.com/webform/e3ab7adf-beb9-4769-844e-c1ec4e6d17bb/e0113868-a202-4843-8f48-8661d970b17f Sigurohu që të na japësh adresën e emailit me të cilën je regjistruar.
Hyr në llogarinë tënde si zakonisht, kliko në “Menaxho llogarinë” dhe lëviz në fund të faqes, ku do të shfaqet opsioni “Çabonohu”, ose mund të vizitosh: https://privacyportal.onetrust.com/webform/e3ab7adf-beb9-4769-844e-c1ec4e6d17bb/e0113868-a202-4843-8f48-8661d970b17f Sigurohu që të na japësh adresën e emailit me të cilën je regjistruar.
Jo, për arsye se fjalëkalimi i njëhershëm është më i sigurt se opsioni i mëparshëm i lidhjes magjike.
Fjalëkalimi i njëhershëm është forma më e sigurt e hyrjes në llogari.
Pasi të kesh plotësuar të gjitha informacionet e nevojshme, kliko në "Vazhdo" për të përfunduar regjistrimin. Për të hyrë sërish në të ardhmen, mund të përdorësh adresën e emailit që ke dhënë.
Pasi të shkruash kodin, plotëso emrin, mbiemrin, datën e lindjes/moshën, dhe prano kushtet e përdorimit dhe politikën e privatësisë. Kliko në "Vazhdo".
*Komunikimet e drejtpërdrejta të marketingut janë opsionale.
Kthehu në faqen e internetit dhe ngjit kodin 6 shifror në fushën ku thuhet "Shkruaj kodin 6 shifror për të vazhduar".
Kontrollo emailin për mesazhin e verifikimit, i cili përmban një kod 6 shifror që duhet ta zgjedhësh dhe ta kopjosh për hapin e radhës. Nëse nuk e gjen në kutinë hyrëse kryesore, sigurohu që të kontrollosh dosjen e postës së padëshiruar.
Po, pasi të klikosh në “Vazhdo”, do të njoftohesh që në kutinë hyrëse do të të dërgojmë një email që përmban një kod unik 6 shifror. Ke gjithashtu mundësinë të kërkosh një kod të ri, nëse nuk e ke marrë ende ose nëse ka skaduar (kodi është i vlefshëm për 15 min.).
Duhet të vendosësh adresën e emailit që do ta përdorësh për krjimin e një llogarie të re dhe kur të hysh sërish në të ardhmen.
Duke klikuar në një nga opsionet, do të drejtohesh te faqja përkatëse për hyrjen ose krijimin e një llogarie.
Kur të vësh shënjuesin mbi ikonën e përdoruesit, do të shohësh opsionet "Hyr" ose "Regjistrohu".
Opsionet e hyrjes dhe të regjistrimit mund t'i gjesh në këndin e sipërm djathtas të faqeve të internetit të coca-cola.com, me simbolin e një ikone përdoruesi. Gjithashtu, nëse përpiqesh të qasesh në përmbajtje ekskluzive, do të të kërkohet të hysh ose të krijosh një llogari, pasi kërkohet verifikimi i llogarisë.